Nga Bota
26 April 2026
Kush është personi i dyshuar për incidentin gjatë darkës në Washington Hilton?

I dyshuari për incidentin e regjistruar gjatë White House Correspondents' Dinner në Washington Hilton është identifikuar si Cole Tomas Allen, 31 vjeç, nga Torrance.

Sipas Associated Press, informacioni është konfirmuar nga dy zyrtarë të zbatimit të ligjit, ndërsa rasti ka tërhequr vëmendje të gjerë në media.

Raportohet se ai është inxhinier mekanik me diplomë nga California Institute of Technology dhe më herët është përmendur në media amerikane si person që kishte deklaruar për CBS se kishte synuar të godiste anëtarë të administratës Trump.

Pamje dhe foto të publikuara në rrjetet sociale tregojnë lëvizjet e tij para ndërhyrjes së forcave të sigurisë, ndërsa Donald Trump ka shpërndarë materiale nga kamerat e sigurisë në platformën Truth Social.

Autoritetet amerikane vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht motivet dhe rrethanat e incidentit.



Të ndryshme
Më shumë
Anulohet seanca e sotme gjyqësore në rastin “Banjska”27 October 2025
Më e madhe anija sesa porti, “qyteza lundruese” ku lejohet hyrja vetëm për personat mbi 18 vjeç23 June 2021
Qeveria do të mbajë mbledhjen e rregullt të 78-të dhe 79-të15 June 2021