Nga Vendi
27 April 2026
Çmimet e frutave dhe perimeve në rritje, dallime të mëdha mes tregjeve dhe marketeve

Çmimet e frutave dhe perimeve në Maqedonia e Veriut kanë shënuar luhatje të theksuara, duke krijuar diferenca të dukshme mes tregjeve të gjelbra dhe rrjeteve të marketeve. Sipas një analize të Alsat, në disa raste marketet ofrojnë çmime më të ulëta, ndërsa në të tjera shënohen rritje rekord.

Të dhënat tregojnë se produkte si domatet dhe limonët kanë diferenca të mëdha çmimesh, ndërsa patatet, qepët dhe karrotat rezultojnë më të lira në markete. Megjithatë, për produkte të caktuara si trangujt dhe marulet, çmimet mbeten të përafërta ose më të larta në markete krahasuar me tregjet.

Qytetarët kanë qëndrime të ndara për vendin e blerjes. Një qytetar u shpreh, “Mu më përshtatet më shumë në market, çmimet janë të vendosura te produktet dhe aty nuk ka hapësirë për të bërë pazar më lirë apo më shtrenjtë”, ndërsa një tjetër theksoi, “Varet, nga tregu zakonisht i marr më të freskëta”.

Nga ana tjetër, prodhuesit justifikojnë çmimet më të larta në tregje me cilësinë e produkteve vendore. Një bujk tha, “Nuk është e njëjta cilësi, kjo është nën najlon, ndërsa produkti im është i freskët nga kopshti”.

Ndërkohë, qytetarët ankohen për mospërputhje mes çmimeve të publikuara dhe atyre reale në markete, një fenomen që sipas Inspektorati i Tregut është konstatuar gjatë kontrolleve në terren.



Të ndryshme
Më shumë
Kush është mashkulli që u pa pranë Leonora Jakupit gjatë pushimeve në Turqi16 September 2021
I prangosur dhe me kokë ulur, Dardan Krivaqa dërgohet në stacionin policor në Ferizaj24 August 2021
E kaluan në kufi pa prokurë/ Zajmina Vasjari e favorizuara e policëve të arrestuar në Morinë11 April 2022