Nga Bota
27 April 2026
Trump: Irani të negociojë drejtpërdrejt me SHBA, lufta mund të përfundojë shpejt

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Irani mund të hyjë në negociata të drejtpërdrejta me Shtetet e Bashkuara për t’i dhënë fund konfliktit aktual.

Në një intervistë për Fox News, Trump u shpreh, “Nëse duan të negociojnë, mund të vijnë tek ne ose të na telefonojnë”, duke theksuar se ekzistojnë kanale të sigurta komunikimi mes dy vendeve.

Ai bëri të ditur se ka anuluar një mision diplomatik të të dërguarve të tij, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, të cilët pritej të udhëtonin drejt Islamabad, ku ndodhet edhe ministri i jashtëm iranian, Abbas Araghchi.

Trump shprehu optimizëm për përfundimin e shpejtë të luftës, duke deklaruar, “Mendoj se lufta me Iranin do të përfundojë shumë shpejt dhe ne do të jemi fitues”, ndërsa shtoi se pret që Teherani të ndalë zhvillimin e programit të tij bërthamor.

Në të njëjtën kohë, ai kritikoi aleatët e NATO për mungesë mbështetjeje, duke përmendur veçanërisht Britania e Madhe.

Presidenti amerikan njoftoi gjithashtu për biseda me Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky, duke theksuar se po punohet për zgjidhje edhe në frontet e tjera ndërkombëtare.



Të ndryshme
Më shumë
Rama për median turke: Nëse Kosova është nën kërcënim ekzistencial, atëherë është edhe Shqipëria12 March 2026
Debati për vaksinën Astra Zeneca, ministri Vitia vaksinohet sot 8 July 2021
Rrugë të zbrazura, dyqane të mbyllura dhe njerëz të armatosur, brenda Kabulit të pushtuar nga talibanët17 August 2021