Nga Rajoni
27 April 2026
Meta në gjyqin e parë: e quan procesin të turpshëm, kërkon transmetim live

Seanca e parë në themel ndaj ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, është zhvilluar këtë të hënë në Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku ai është paraqitur në sallë nën masa sigurie.

Sipas raportimit të Top Channel, Meta është shfaqur në kafazin e xhamit, duke përshëndetur të pranishmit me gjest simbolik dhe duke deklaruar, “Shqipëria e shqiptarëve”.

Para nisjes së seancës, ai e cilësoi procesin si të padrejtë, duke u shprehur, “Ju ftoj të ndiqni dhe transmetoni live të gjithë procesin, mbaj përgjegjësi për çdo veprim timin”. Gjykata ka miratuar kërkesën e tij që seanca të zhvillohet publike.

Kjo është përballja e parë e drejtpërdrejtë e Metës në gjyq për dosjen ndaj tij, ndërsa procesi pritet të vijojë me shqyrtimin e provave dhe dëshmive.



Të ndryshme
Më shumë
Marketet Migros me ndryshime të mëdha: Shkrihen 10 kooperativat rajonale, drejtuesit largohen në vitin 202726 October 2026
Sonte shpallet kampionja e Abissnet Superiores: Egnatia, Elbasani apo Vllaznia?31 May 2026
Bëmë mama të të ngjaj, ikona e bukurisë Monica Bellucci pozon për herë të parë me vajzën e saj 7 July 2021