Nga Vendi
29 April 2026
Siljanovska-Davkova pret presidentin zviceran Parmelin në Shkup, fokus marrëdhëniet dypalëshe

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova do të mirëpresë sot në Shkup presidentin e Konfederatës Zvicerane, Guy Parmelin, në kuadër të një vizite zyrtare që synon thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Sipas njoftimit nga Kabineti i Presidentes, Parmelin do të pritet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake, ndërsa në agjendë janë paraparë një takim kokë më kokë mes dy presidentëve si dhe një takim plenar mes delegacioneve të Maqedonia e Veriut dhe Zvicra.

Pas përfundimit të takimeve, dy liderët do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media, ku pritet të adresohen temat kryesore të bashkëpunimit politik dhe ekonomik.

Në kuadër të vizitës së tij, presidenti zviceran do të vendosë kurorë lulesh edhe në varrin e Goce Delçev në Shkup.



Të ndryshme
Më shumë
Labi me fjalë të mëdha për Olta Gixharin: Ajo është nona dhe baba e formatit Big Brother...27 October 2026
Këshillin Komunal në Saraj e fiton AKI-ja20 October 2025
Nuri i shtatzënisë e ka ndryshuar Gentën, i dashuri i saj publikon pamje të këngëtares në pritjen e ëmbël 3 September 2021