Teknologji
29 April 2026
Elon Musk në gjyq kundër OpenAI, akuza për devijim nga misioni bamirës dhe kërkesë për dëmshpërblim miliardësh

Elon Musk është paraqitur në gjyq kundër OpenAI, në një proces gjyqësor që po zhvillohet në Oakland të Kalifornisë, ku ai akuzon drejtuesit e kompanisë për largim nga misioni fillestar jofitimprurës.

Musk ka paditur gjithashtu bashkëthemeluesin dhe drejtuesin ekzekutiv Sam Altman dhe presidentin Greg Brockman, duke pretenduar se organizata është shndërruar nga një strukturë bamirëse në një kompani të orientuar drejt fitimit.

“Ky është shqetësimi im, nëse e bëjmë të pranueshme plaçkitjen e një bamirësie, i gjithë themeli i dhënies bamirëse në Amerikë do të shkatërrohet”, është shprehur Musk gjatë dëshmisë së tij në gjykatë.

Në proces, si dëshmitare kryesore pritet të dëshmojë edhe inxhinierja shqiptare Mira Murati, e cila do të pyetet për kufizimet e bashkëpunimit me kompaninë Microsoft dhe ndarjen e teknologjisë së inteligjencës artificiale.

Musk kërkon dëmshpërblim prej rreth 150 miliardë dollarësh, duke argumentuar se udhëheqja e OpenAI ka devijuar nga parimet fillestare të saj.



Të ndryshme
Më shumë
Argjentina shkëlqen me linjat perfekte13 August 2021
Francë/ Nga 7 Gushti bëhet me detyrim pasaporta e Covid-19 për shërbimet e transportit publik29 July 2021
Rasti i katërt me llojin “Delta” në Maqedoni, kërkohet që qytetarët të vaksinohen kundër COVID-19 7 July 2021