Presidenti i Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se ndaj tij janë përdorur sulme të ashpra personale dhe narrativa politike me përmbajtje fyese dhe etnike, gjatë një interviste në podcastin “The Rest Is Politics: Leading”.
Ai tha se kundërshtarët e tij politikë shkojnë deri në sulme ndaj familjes dhe origjinës së tij, duke cituar:
“A mund ta kuptosh argumentin kur dikush po hedh një mallkim kundër teje? Duke shtuar madje se babai yt në të vërtetë nuk është babai yt, sepse nëna jote ka qenë një bushtër dhe ajo ka tradhtuar babain tënd të supozuar me një shqiptar dhe prandaj ti je kaq pro-shqiptar”.
Sipas tij, këto narrativë përdoren për diskreditim politik dhe krijojnë tensione shtesë në diskursin publik, veçanërisht në një rajon të ndjeshëm si Ballkani.
Burimi: The Rest Is Politics: Leading