Kryetari i Venko Filipçe ka kritikuar ashpër qeverinë e udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe ZNAM, duke deklaruar se ekzekutivi nuk ka vullnet dhe kapacitet për reforma, por është i fokusuar në kontrollin e institucioneve të drejtësisë.
Në një intervistë televizive, Filipçe tha se situata ekonomike është përkeqësuar, duke përmendur rritjen e deficitit buxhetor, i cili sipas tij ka arritur nivele shqetësuese brenda një periudhe të shkurtër. Ai theksoi se “nga 650 milionë të planifikuara, rreth 400 milionë është tashmë deficiti në buxhet, ndërsa arkëtimi i të hyrave është vetëm 20 për qind”.
Filipçe akuzoi gjithashtu shumicën qeverisëse për kufizim të punës së opozitës në Kuvend dhe për ndikim në marrëdhëniet ndëretnike, duke ngritur shqetësime edhe për vendimin mbi provimin e jurisprudencës në gjuhën amtare.
Sipas tij, këto zhvillime përbëjnë një qasje “antievropiane dhe antishtetërore”, që po ndikon në funksionimin demokratik të vendit.
Burimi: Alsat