Nga Vendi
29 April 2026
Prokuroria në Gostivar nis procedurë ndaj një të mituri për dyshime për vepra të rënda penale

Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit ka bërë të ditur se është iniciuar procedurë përgatitore ndaj një të mituri 14-vjeçar, mbi dyshime për kryerjen e veprave të rënda penale ndaj një tjetër të miture brenda familjes.

Sipas njoftimit zyrtar, rasti dyshohet të ketë ndodhur gjatë muajit shkurt 2026, në disa raste, kur i mituri ka shfrytëzuar mungesën e prindërve në shtëpi. Hetimet po zhvillohen mbi bazën e dyshimeve për veprime të përsëritura dhe komunikime të papërshtatshme me viktimën.

Prokuroria ka theksuar se, duke marrë parasysh seriozitetin e rastit dhe nevojën për mbrojtjen e viktimës, është kërkuar edhe caktimi i masës së paraburgimit për të miturin e dyshuar.

Ndërkohë, Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se më 28 prill 2026, në Gostivar, i mituri është ndaluar nga policia në prani të një punonjësi social, pas raportimeve paraprake për ngjarjen.



Të ndryshme
Më shumë
Menaxheri i Taynës thotë se do të lajmërohet vet në Polici porsa të kthehet në Kosovë19 August 2021
Protestë e re e sindikatave në Shkup, kërkohet pagë minimale 600 euro14 March 2026
Qeveria e Maqedonisë sot mban mbledhje 7 September 2021