Nga Bota
1 May 2026
SHBA refuzon të komentojë propozimin e Iranit, riafrimon qëndrimin ndaj armëve bërthamore

Shtëpia e Bardhë ka refuzuar të japë detaje mbi bisedimet diplomatike me Iranin, pas raportimeve për një propozim të ri të Teheranit drejtuar Shteteve të Bashkuara përmes ndërmjetësve pakistanezë.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Anna Kelly, tha për Reuters se nuk jepen detaje mbi bisedimet diplomatike private, duke shtuar se Irani nuk mund të ketë kurrë armë bërthamore.

Ajo theksoi se administrata e presidentit Donald Trump po vijon negociatat në funksion të sigurisë kombëtare të SHBA-së, në planin afatshkurtër dhe afatgjatë.

Ndërkohë, Departamenti amerikan i Thesarit paralajmëroi masa ndëshkuese ndaj çdo kompanie transporti detar që pranon pagesa nga Irani për kalim të sigurt në Ngushticën e Hormuzit, përfshirë edhe donacione për organizata humanitare iraniane.

Sipas OFAC, SHBA është e vetëdijshme për kërcënimet ndaj lundrimit dhe për përpjekjet e Teheranit për të vendosur pagesa në një prej korridoreve më strategjike detare.

Irani, nga ana tjetër, raportohet se ka propozuar një sistem tarifash për anijet që kalojnë përmes Ngushticës, si pjesë e përpjekjeve për të ulur tensionet me SHBA-në dhe Izraelin.

Uashingtoni e ka lidhur këtë situatë me rritjen e presionit ekonomik dhe me përpjekjet për kufizimin e ndikimit iranian në rajon.



Të ndryshme
Më shumë
Vazhdon prezantimi i kandidatëve për kryetar komunash dhe këshilltarë 7 October 2025
Serie A mbështet Malagò-n, klubeve u kërkohet pozicion për drejtimin e federatës italiane13 April 2026
Tjetër shpërthim i vullkanit Etna 9 July 2021