Nga Rajoni
1 May 2026
Berisha dhe Mediu takojnë Mesiç në Zagreb, fokus te Kosova dhe kritika ndaj situatës në Shqipëri

Në kuadër të Forumit të International Democrat Union në Zagreb, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, së bashku me kreun e Partisë Republikane, Fatmir Mediu, zhvilluan një takim me ish-presidentin e Kroacisë, Stjepan Mesić.

Gjatë takimit, Berisha dhe Mediu e vlerësuan Mesic si një mik të vjetër të shqiptarëve, duke e falënderuar për mbështetjen e tij ndaj Pavarësisë së Kosovës dhe për kontributin e Kroacisë në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Berisha, në këtë takim, u shpreh kritik ndaj zhvillimeve aktuale në Shqipëri, duke theksuar se vendi, ndryshe nga Kroacia që është pjesë e Bashkimit Evropian, sipas tij ka shënuar regres në disa fusha. Ai përmendi korrupsionin, krimin e organizuar dhe mungesën e zgjedhjeve të lira si faktorë që kanë ndikuar në ngadalësimin e procesit të integrimit europian.

Nga ana e tij, ish-presidenti Mesic u shpreh se shqiptarët duhet të ndjekin rrugë demokratike për të përballuar sfidat dhe për të tejkaluar vështirësitë me të cilat përballet vendi.



Të ndryshme
Më shumë
Pas 1 viti numri i rasteve aktive me covid në Maqedoni bie ndër 1 mijë 7 June 2021
Luizi sjell këngën e re “Xhelozi” me Flamurin dhe Ilirin 5 October 2025
“Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën”, deklaratë skandaloze e ministres serbe13 July 2026