Nga Bota
2 May 2026
NATO shqyrton tërheqjen e trupave amerikane nga Gjermania, rriten tensionet me aleatët

NATO është duke analizuar vendimin e Shtetet e Bashkuara për të tërhequr rreth 5 mijë trupa nga Gjermania, në një kohë kur marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe aleatëve evropianë po përballen me tensione në rritje.

Zëdhënësja e NATO-s, Allison Hart, ka deklaruar se aleanca është në koordinim me SHBA-të për të kuptuar detajet e këtij vendimi, duke theksuar se procesi i rishikimit pritet të zgjasë disa muaj. “Po punojmë me SHBA-të për të kuptuar detajet e këtij vendimi në lidhje me pozicionimin e ushtrisë në Gjermani”, është shprehur ajo.

Vendimi vjen në një klimë të tensionuar politike, ku presidenti amerikan Donald Trump ka pasur përplasje të hapura me liderët evropianë lidhur me çështje të sigurisë dhe politikës së jashtme. Ai ka kritikuar ashpër edhe kancelarin gjerman Friedrich Merz, duke e akuzuar për ndërhyrje në çështjet ndërkombëtare.

Analistët vlerësojnë se ky hap mund të reflektojë një ndryshim në prioritetet strategjike të SHBA-ve, me fokus më të madh në rajone të tjera. Ish-diplomati Donald Jensen ka theksuar se “reduktimi i trupave tregon një ndryshim të objektivave strategjikë të SHBA-ve”, duke shtuar se kjo mund të ndikojë në arkitekturën e sigurisë në Evropë.

Nga ana tjetër, ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka deklaruar se vendi i tij ishte i përgatitur për një zhvillim të tillë, duke nënvizuar nevojën që Evropa të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë e saj.



Të ndryshme
Më shumë
Megan e Kourtney “e kallin rrjetin” me fotot e fundit28 September 2021
OBRM-PDUKM: Vetëm me Filipçen dhe Hasanin të dorëhequr nuk mund të ketë hetim të paanshëm14 September 2021
Top veshje ikonike të Adelina Ismailit (FOTO) 4 August 2021