Nga Vendi
3 May 2026
VLEN drejt bashkimit politik, më 9 Maj vuloset unifikimi i pesë subjekteve

Nisma politike VLEN pritet të formalizojë bashkimin e saj më 9 Maj, në Ditën e Evropës, përmes mbajtjes së Kongresit të Bashkimit, ku pesë subjekte politike do të unifikohen në një strukturë të vetme.

Sipas njoftimit, ky proces cilësohet si një hap i pjekur politik që synon krijimin e një force të përbashkët me një emër, drejtim dhe mision të qartë. Në kongres pritet të marrin pjesë 850 delegatë, të cilët do ta formalizojnë këtë bashkim.

Në deklaratë theksohet se subjekti i ri do të ndërtohet mbi parime si sundimi i ligjit, zero tolerancë ndaj korrupsionit, gjyqësor i pavarur, orientimi drejt integrimit evropian dhe partneriteti me NATO-n, si dhe mbrojtja e familjes, traditës, kulturës dhe identitetit.

“E ardhmja u përket atyre që dinë të bashkohen rreth vlerave të përbashkëta. Këtë po e dëshmon VLEN”, thuhet në deklaratë, ku shtohet se bashkimi i pesë partive pritet të ndryshojë balancat politike dhe të pamundësojë, siç thuhet, manipulimet që burojnë nga përçarjet.

VLEN thekson se kalimi nga bashkëpunimi në bashkim përfaqëson një fazë të re politike, duke e cilësuar këtë proces si realizim të një premtimi ndaj elektoratit shqiptar.



Të ndryshme
Më shumë
Maqedoni, viti i ri shkollor me probleme të vjetra, mungesa e librave shqetësim për nxënësit29 August 2020
Gjykata e Prishtinës dënon me burg të përjetshëm dy të akuzuar për sulmin në Banjskë24 April 2026
Valon Syla tallet me Gold AG: Gjynah që ska kush e fotografon sonte23 August 2021