Nga Vendi
3 May 2026
LSDM akuzon për vonesa në ekstradimin e Gruevskit, fokus tek Ministria e Drejtësisë

LSDM ka ngritur akuza ndaj institucioneve lidhur me procesin e ekstradimit të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, duke pretenduar se dokumentacioni i nevojshëm është përgatitur, por ende nuk është proceduar drejt Hungaria.

Sipas partisë, materialet ndodhen në Ministrinë e Drejtësisë, ndërsa ministri Igor Filkov nuk ka ndërmarrë veprime konkrete për dërgimin e tyre. Nga LSDM theksojnë se nuk ka asnjë arsye për zvarritje dhe se institucionet duhet të reagojnë pa vonesë.

Në reagimin e saj, LSDM akuzon edhe qeverinë e udhëhequr nga Hristijan Mickoski, duke pretenduar se ka vepruar në mënyrë të qëllimshme për të mbrojtur Gruevskin dhe për t’i krijuar hapësirë për t’u larguar drejt një vendi të tretë.



Të ndryshme
Më shumë
Shqipëria ndalon shtetasin e Maqedonisë, dyshohet se ka kryer tri vrasje27 January 2026
Pasaportat më të fuqishme në botë, i Maqedonisë në vendin e 31-të 4 October 2021
Për fëmijët në çerdhet e Maqedonisë nuk do të kërkohet që të mbajnë maska 4 September 2020