Nga Rajoni
3 May 2026
Begaj i tronditur nga aksidenti në Durrës, thirrje për më shumë siguri në rrugë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas aksidentit tragjik në Durrës, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i shtetit shprehu tronditjen e tij për ngjarjen dhe ngushëlloi familjet e viktimave. “I tronditur thellë për aksidentin e tmerrshëm në Durrës, ku humbën jetën dy vogëlushë dhe një tjetër u plagos shumë rëndë”, shkruan Begaj, duke shtuar se lutet për shpirtrat e tyre dhe u qëndron pranë prindërve në këtë dhimbje të madhe.

Ai uroi gjithashtu shërim të shpejtë për fëmijën e plagosur dhe theksoi nevojën për reagim institucional. “Institucionet përgjegjëse të marrin masa për rritjen e sigurisë në qarkullim, të bëjnë një hetim shterues për ngjarjen dhe qytetarët të rrisin përgjegjshmërinë për zbatimin e ligjit”, u shpreh presidenti, duke nënvizuar se jeta dhe siguria e qytetarëve janë të shenjta.



Të ndryshme
Më shumë
Ministri Vitia paralajmëron masa të veçanta për ata që nuk vaksinohen 6 August 2021
Janevska: Arsimin formal nga distanca e ndjekin 30 nxënës fillorist të cilët janë në trajtim spitalor ose trajtim në shtëpi 6 October 2025
Autobusi me nxënës bllokohet në Zvërnec, nuk ka të lënduar26 April 2026