Nga Vendi
5 May 2026
VLEN nis “Majin – Muajin e Evropës”, fokus te përfitimet konkrete për qytetarët

Koalicioni VLEN ka përshëndetur nisjen e fushatës “Maj – Muaji i Evropës”, një iniciativë që synon ta afrojë procesin e integrimit evropian me qytetarët dhe ta bëjë atë më të prekshëm në jetën e përditshme.

Në këtë kuadër, zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, gjatë një takimi me ambasadorë dhe partnerë ndërkombëtarë, theksoi se fokusi tashmë është zhvendosur drejt përfitimeve konkrete që ofron Bashkimi Evropian, si më shumë mundësi për të rinjtë, zhvillim i infrastrukturës dhe mbështetje për ekonominë lokale.

VLEN vlerëson se kjo qasje përfaqëson një hap të ri dhe të domosdoshëm në rrugën drejt integrimit evropian. Gjatë muajit maj pritet të prezantohen edhe histori suksesi nga projekte të mbështetura nga BE, të cilat dëshmojnë ndikimin e drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve.

Sipas VLEN, Evropa nuk është vetëm një proces politik, por edhe një bashkësi vlerash, kreativiteti dhe bashkëpunimi mes njerëzve, ndaj aktivitetet do të shtrihen në disa komuna për ta bërë procesin më të afërt dhe më të kuptueshëm për publikun.

Koalicioni rithekson përkushtimin që rruga drejt Bashkimit Evropian të jetë gjithëpërfshirëse, duke përfshirë institucionet, shoqërinë civile, universitetet dhe biznesin në ndërtimin e së ardhmes evropiane të vendit.



Të ndryshme
Më shumë
MPB Maqedoni: 352 dënime për tejkalim shpejtësie në gjithë territorin e vendit23 July 2021
Deklaratë e re bullgare, përpilohet nga akademikë bullgar 6 July 2021
“Dhunë sistematike, piskama dhe para se ta dërgonim në spital pati vjellje”, deklarata e Arbër Sejdiut pas vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj 2 September 2021