Nga Rajoni
5 May 2026
Thaçi nga Haga: Procesi ka devijuar, kërkohet drejtësi dhe transparencë

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dhënë një intervistë nga paraburgimi në Hagë për emisionin “Opinion” të Blendi Fevziu, ku ka ngritur shqetësime për rrjedhën e procesit gjyqësor ndaj tij.

Thaçi deklaroi se gjykimi ka devijuar nga parimet e drejtësisë, duke theksuar se, “Në izolim po kaloj vitin e gjashtë pa vendim gjyqësor, ky proces ka devijuar dhe duhet të ofrojë drejtësi e jo hakmarrje”.

Ai kërkoi më shumë transparencë dhe respektim të të drejtave themelore, duke shtuar se, “Procesi duhet të jetë transparent, llogaridhënës dhe të respektojë të drejtat e njeriut”.

Në intervistë, ish-presidenti u shpreh edhe për kufizimet që, sipas tij, po përballet gjatë paraburgimit, duke thënë se, “Më është mbyllur goja për të folur dhe më janë lidhur duart për të vepruar ashtu siç mendoj”.

Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur procesi gjyqësor në Hagë vijon pa një vendim përfundimtar.



Të ndryshme
Më shumë
Në zgjedhje që në 1991, Sali Berisha: Kjo ishte fushata më e bukur 6 May 2025
Personeli mjekësor nga Kërçova në ndihmë të Klinikës Infektive në Shkup28 June 2020
Zbardhen çiftet e 1/8-ve në Conference League, sfida të forta në garën drejt finales së Leipzigut27 February 2026