Nga Vendi
5 May 2026
MPB paralajmëron për mashtrime me gjoba të rreme, qytetarët të mos klikojnë në linke të dyshimta

Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë ngritur alarmin për një valë të re mashtrimesh kibernetike, ku qytetarëve u dërgohen mesazhe të rreme në emër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, me pretendimin për gjoba trafiku të papaguara.

Sipas Sektorit të Krimit Kibernetik pranë Byrosë së Sigurisë Publike, mesazhet po dërgohen nga numri i huaj +639606963624 dhe përmbajnë një link të rremë, http://mvr.govmk.cam/mk⁠�, i cili imiton faqen zyrtare të MPB-së. Përmes këtij mashtrimi, qytetarëve u kërkohet të vendosin të dhënat e automjetit dhe më pas të kryejnë pagesë, zakonisht në vlerë prej 1500 denarësh.

Nga MPB theksojnë se, “qytetarët nuk duhet t’u besojnë mesazheve nga faqe të paligjshme dhe të mos ndajnë të dhënat personale apo bankare, pasi ato mund të keqpërdoren”.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve dhe bizneseve të shmangin hapjen e linkeve dhe dokumenteve të dyshimta që vijnë nga burime të panjohura, duke nënvizuar rëndësinë e kujdesit në përdorimin e teknologjisë.



Të ndryshme
Më shumë
Banori serb i Bërnjakut: Kurti e Vuçiq të na lënë të jetojmë të qetë, shqiptarët janë shokët e mi27 September 2021
Fevziu për vrasjen e 20-vjeçarit në Velipojë: Vendi ku grabitësi quhet i zoti dhe ai që punon i “paaftë”28 June 2021
Mimoza Mustafa ka ndaluar vitet, shfaqet nga plazhi si vajzë e re 31 August 2021