Nga Rajoni
5 May 2026
BE vlerëson progresin e Malit të Zi, kërkon intensifikim të reformave kyçe

Komiteti për Politikë të Jashtme i Parlamenti Evropian ka miratuar raportin vjetor për Mali i Zi, duke e cilësuar vendin si më të avancuarin në procesin e anëtarësimit në Bashkimi Evropian.

Dokumenti vlerëson progresin e arritur, por thekson se sfidat kryesore mbeten në forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Raporti nënvizon gjithashtu nevojën për uljen e numrit të lëndëve të pazgjidhura dhe për harmonizimin e plotë të politikave me standardet e BE-së.

Raportuesi, Marjan Šarec, paralajmëroi se vendi përballet me një periudhë vendimtare, duke deklaruar se, “koha është e kufizuar, ndërsa punë ka ende, ky raport duhet të shërbejë si njohje e progresit dhe si thirrje për përgjegjësi që mosmarrëveshjet të mos pengojnë objektivat strategjike”.

Në raport kërkohet që dallimet politike të mos pengojnë reformat, ndërsa theksohet se integrimi në BE duhet të mbetet prioritet kombëtar. Aktualisht, Mali i Zi ka mbyllur përkohësisht 14 nga 33 kapituj negociues dhe synon përfundimin e tyre deri në fund të vitit, me objektiv anëtarësimin e mundshëm deri në vitin 2028.

Dokumenti do të kalojë për votim në seancë plenare gjatë muajit qershor, ku pritet të marrë formën përfundimtare si rezolutë e Parlamentit Evropian.



Të ndryshme
Më shumë
Pesë viktima dhe 87 raste të reja me Covid-19, shërohen 51 pacientë16 August 2020
Gjashtë viktima dhe 147 raste të reja me Covid-19, shërohen 111 pacientë 4 July 2020
Shteti paguan 4 euro, banorët kërkojnë 100 euro, “frenohen” punimet për ndërtimin e Autostradës Shkup-Bllacë28 August 2020