Nga Vendi
5 May 2026
Ali Ahmeti nderon dëshmorët në Strugë dhe Kërçovë me rastin e 5 Majit

Në kuadër të 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve të Kombit Shqiptar, lideri i Ali Ahmeti ka zhvilluar aktivitete përkujtimore në Strugë dhe Kërçovë, ku ka nderuar figurat e rëna për liri dhe dinjitet kombëtar.

Në këto homazhe, Ahmeti ka bërë vizita në vende përkujtimore dhe pranë varreve të dëshmorëve, duke vlerësuar sakrificën e tyre si themel të lirisë së sotme dhe si pjesë të rëndësishme të historisë kombëtare shqiptare.

Gjatë këtyre aktiviteteve, ai theksoi se kujtimi i dëshmorëve nuk është vetëm një obligim ceremonial, por një përgjegjësi e përhershme morale për shoqërinë dhe institucionet. Sipas tij, sakrifica e tyre duhet të mbetet udhërrëfyes për brezat e ardhshëm.

Ahmeti nënvizoi gjithashtu se 5 Maji është ditë reflektimi dhe respekti të thellë për të gjithë ata që dhanë jetën për liri.



Të ndryshme
Më shumë
Prej sot fillon pagesa e pensioneve të shtatorit në Maqedoni28 September 2021
Konfiskohen rreth 100 kilogram marihuanë në pikën kufitare “Novo Sellë”19 December 2020
Taravari: LSDM-ja hesht për kaubojt e BDI-së dhe sulmon komunat e ASH-së 4 September 2020