Nga Rajoni
6 May 2026
200 mijë nënshkrime në Hagë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Në Gjykatën Speciale në Hagë janë dorëzuar rreth 200 mijë nënshkrime në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në një iniciativë që synon të shprehë qëndrimin publik lidhur me procesin gjyqësor ndaj tyre.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, deklaroi se këto nënshkrime përfaqësojnë më shumë se një peticion formal, duke i cilësuar si shprehje të vullnetit qytetar dhe kujtesës kolektive për sakrificën gjatë luftës.

“200 mijë nënshkrimet tregojnë pafajësinë e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tregojnë se në këtë vend ka pasur një luftë të shenjtë dhe ka qenë një ushtri, e cila është përballur me forca çetnike paramilitare serbe, me ushtrinë dhe policinë e Serbisë ku ne kemi çliruar vendin. Këto 200 mijë shqiptarë tregojnë që këta burra janë të pafajshëm,” u shpreh Gucati.

Ai shtoi se shpreson që gjatë kësaj vere ish-krerët e UÇK-së të rikthehen në Kosovë.

Procesi gjyqësor ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill 2023, rreth tre vite pas konfirmimit të aktakuzës, ndërkohë që ata vazhdojnë të mbahen në paraburgim në Hagë.



Të ndryshme
Më shumë
Adelina Tahiri publikon fotografi joshëse nga një dasmë13 August 2021
Maqedoni, regjistrimi për votim në zgjedhjet lokale të të sëmurëve përfundon nesër në mesnatë 8 October 2021
Duma: Autopsitë e trupave të karbonizuar janë jashtëzakonisht të komplikuara10 September 2021