Nga Vendi
8 May 2026
Bekim Sali takon Alain Berset, konfirmohet mbështetja e Këshillit të Evropës për reformat në Maqedoninë e Veriut

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, zhvilloi takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Council of Europe, Alain Berset, ku u riafirmua bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Evropës në fushën e sundimit të ligjit, demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

Gjatë takimit, Sali vlerësoi mbylljen e dialogut post monitorues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në janar të vitit 2026, duke e cilësuar atë si dëshmi të progresit demokratik dhe reformave të realizuara në vend.

Në fokus të bisedimeve ishte edhe mbështetja ekspertize që Këshilli i Evropës ofron në procesin e integrimit evropian, veçanërisht për kapitujt që lidhen me gjyqësorin, të drejtat fundamentale, drejtësinë, lirinë dhe sigurinë.

Sali shprehu mirënjohje për angazhimin e Këshillit të Evropës në vlerësimin e Planit të Veprimit për të drejtat e komuniteteve dhe harmonizimin me Udhërrëfyesin për Sundimin e Ligjit, procese që lidhen drejtpërdrejt me kriteret për hapjen e Klasterit “Vlerat Themelore”.

Në takim u theksua edhe rëndësia e mekanizmave të Këshillit të Evropës, përfshirë Komisionin e Venecias, GRECO dhe MONEYVAL, në forcimin e pavarësisë së gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.



Të ndryshme
Më shumë
Aksident në rrugën Strugë - Dibër, lëndohet shoferi11 November 2025
Pse shkenca thotë se është e nevojshme që ju të jeni dembelë ndonjëherë? 7 September 2021
Myftinia e Tetovës: Hoxhallarët t mos të bien pre e interesave politike30 September 2021