Nga Rajoni
9 May 2026
Marta Kos viziton Kosovën pas muajsh pasigurie politike

Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, pritet të zhvillojë më 15 maj vizitën e saj të parë zyrtare në Kosovë që nga marrja e detyrës në Komisionin Evropian. Vizita vjen pas disa muajsh shtyrjesh, të lidhura me krizën politike dhe mungesën e institucioneve funksionale në vend.

Sipas burimeve evropiane, në fokus të takimeve në Prishtinë do të jenë reformat që lidhen me Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor dhe rruga integruese e Kosovës drejt BE-së.

Në një deklarim të mëhershëm në Parlamentin Evropian, Kos kishte theksuar se “presim që Qeveria të vazhdojë me reformat e nevojshme për të përfituar nga mbështetja e BE-së”.

Vizita realizohet në një moment kur Kosova ka përfituar mbi 61 milionë euro parafinancim nga Bashkimi Evropian, në kuadër të paketës së Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Burimi: Radio Evropa e Lirë

 



Të ndryshme
Më shumë
Gjykata Kushtetuese: Nëse Presidenti nuk zgjidhet deri më 6 tetor, Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje23 September 2026
Kejvina shfaqet në bikine22 June 2021
Arrestohen tre persona nga Gostivari për kokainë 3 September 2021