Sport
10 May 2026
Përleshje masive në Elbasan Arena para Elbasan Tirana, ndërhyn policia

Java e 36 e Abissnet Superiores, e cila shënon edhe përmbylljen e kampionatit, është shoqëruar me tensione të mëdha në sfidën Elbasani-Tirana, ku situata ka dalë jashtë kontrollit edhe para fillimit të ndeshjes.

Sipas raportimeve nga vendi i ngjarjes, tifozët e të dy skuadrave, “Arrakatët” e Elbasanit dhe “Fanatics” të Tiranës, kanë thyer kordonin e sigurisë, duke shkaktuar përplasje fillimisht jashtë stadiumit dhe më pas edhe brenda “Elbasan Arena”. Tensionet janë përshkallëzuar që në rrugët e qytetit, para mbërritjes në stadium.

Gjendja ka detyruar ndërhyrjen e forcave policore, të cilat kanë shoqëruar disa persona nga të dyja grupimet në komisariat, ndërsa nisja e ndeshjes është vonuar për shkak të situatës së krijuar.



Të ndryshme
Më shumë
Shqipëri: 4 viktima dhe 83 raste të reja me COVID-19 12 July 2020
Këshilli i Komunës së Tetovës me dt.31.08.2020 1 September 2020
Zgjedhjet malazeze, edhe Zaev si Rama me videomesazh: Votoni Gjukanoviçin (VIDEO) 28 August 2020