Sport
29 July 2020
Zyrtare: Feronikeli transferon mesfushorin malazez

Feronikeli ka njoftuar se e kanë transferuar Marko Milickovic.

Skuadra nga Drenasi me një njoftim në faqen e tyre zyrtare në Facebook e prezantoi mesfushorin malazez.

Milickovic ka luajtur në të kaluarën për skuadrat si Mladost dhe Otrant-Olympic, ndërsa tani ëhstë pjesë e Feronikelit.

 

? Nënshkrimi i parë për këtë afat kalimtar.???? Mirë se vjen, Marko!

Publiée par KF Feronikeli sur Mardi 28 juillet 2020

“FC Feronikeli fillon vazhdën e nënshkrimeve për sezonin e ri.Gjatë ditës së sotme, mesfushori malazez Marko Milickovic ka nënshkruar kontratë me klubin e Feronikelit, duke u bërë pjesë e familjes gjelbërt e bardhë”.

“Milickovic është mesfushor ofanziv tejet i lëvizshëm dhe njihet për precizitetin e lartë në goditjet jashtë zonës”.

“Milickovic është i lindur më 31 mars 1998 dhe ka qenë pjesë e OFK Titograd. Gjithashtu, Marko ka edhe paraqitje internacionale për Malin e Zi. Mesfushori malazez ka qenë pjesë edhe e Mladost dhe Otrant-Olympic”.

“Nënshkrimi me Milickovic është vetëm fillimi i nënshkrimeve të reja në klub. Kujtojmë që FC Feronikeli kthehet në stërvitje me 10 gusht, pasi aktualisht skuadra është në pushim”, thuhet në njoftimin e klubit kosovar. 



Të ndryshme
Më shumë
Filloi rrënimi i objekteve ilegale në plazhet më atraktive të Ohrit 9 June 2021
VMRO DPMNE: Taravari është i paaftë 5 October 2021
OBRM-PDUKM: Masat e këqija të Carovskës po dëmtojnë arsimin në Maqedoni 2 September 2021