Nga Rajoni
11 May 2026
Rikthimi i Fatmir Limajt në PDK, Lushtaku: Vendimi i takon Kryesisë, unë jam për

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, është shprehur në favor të rikthimit të Fatmir Limajt në këtë subjekt politik, duke theksuar se vendimi përfundimtar duhet të merret nga organet drejtuese të partisë.Lushtaku ka deklaruar se personalisht e mbështet këtë ide dhe se qëndrimi i tij është i qartë, duke thënë “Po të varej nga unë, kjo çështje do të ishte e kryer, sepse qëndrimi im ka qenë dhe mbetet PËR”.Ai shtoi se këtë qëndrim do ta paraqesë edhe në mbledhjen e Kryesisë së PDK-së, duke bërë thirrje për respektimin e vullnetit të elektoratit dhe forcimin e partisë.“Uroj që ta respektojmë vullnetin e elektoratit dhe, bashkërisht, ta fuqizojmë PDK-në”, është shprehur Lushtaku.



Të ndryshme
Më shumë
Temperaturat për ditën e sotme22 September 2020
Osmani-Kofod: Danimarka është partner serioz, mik i sinqertë dhe mbështetës i fortë i integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut 1 September 2021
LSDM: Gjyqësori i shërben Mickoskit për fushatë, ligji nuk vlen për të gjithë14 October 2026