Nga Vendi
11 May 2026
Fazliu: Propaganda e ‘botës serbe’ po flet shqip dhe krijon mjegull politike

Bekim Fazliu nga Lëvizja Arbëria ka reaguar publikisht duke paralajmëruar për, siç e quan ai, rrezikun e “propagandës së botës serbe” kur ajo, sipas tij, artikulohet në gjuhën shqipe. Ai thekson se “është shumë e rrezikshme kur propaganda e ‘botës serbe’ flet shqip”, duke shtuar se një qasje e tillë nuk vjen më me forma të hapura, por me mënyra më të sofistikuara komunikimi. Sipas Fazliut, kjo propagandë “nuk vjen më me uniformë e me flamur, as me vizita jaranie nëpër kisha krah për krah me ‘liderët’ tanë, as me 11 vizitat e ministrave që rrinin veç në Serbi e kurrë në Kosovë, as me Llavrovin midis Shkupit”, por me “gjuhë të ëmbël, me mjegull, me relativizim dhe me përpjekje për ta bërë shqiptarin të dyshojë në vetveten”. Ai shton se kur propaganda flet në gjuhën e qytetarëve, synimi i saj nuk është vetëm bindja, por edhe “përçarja, lodhja dhe krijimi i konfuzionit”, deri në pikën ku e vërteta dhe mashtrimi bëhen të vështira për t’u dalluar. Fazliu paralajmëron se më e rrezikshmja, sipas tij, është kur “fajtorin kryesor përpiqet ta paraqesë si viktimë, ndërsa ‘udbashët’ si patriot”, duke e përshkruar këtë si një “mjegull” që, sipas tij, ndikon në orientimin politik, kombëtar dhe moral.



Të ndryshme
Më shumë
Isa Mustafa: Është fatale që VV me Guxo brenda saj të mos e fitojnë asnjë komunë18 October 2021
Rama për median turke: Nëse Kosova është nën kërcënim ekzistencial, atëherë është edhe Shqipëria12 March 2026
Ish ushtari i UÇK-së i kontribuon fondit të Kadri Veselit me 10 mijë euro10 August 2021