Nga Vendi
11 May 2026
Forumi i Grave i VLEN-it vlerëson infermieret në “Nënë Tereza” në Çair

Në prag të Ditës Ndërkombëtare të Infermierëve, Forumi i Grave i VLEN-it së bashku me këshilltarën e Lëvizjes Arbëria në Shkup, Sanije Duraku, realizuan një vizitë në Spitalin Obstetrik-Gjinekologjik “Nënë Tereza” në Çair, ku shprehën mirënjohje për infermieret dhe stafin mjekësor për kontributin e tyre të përditshëm në shërbim të qytetarëve. Gjatë vizitës simbolike, përfaqësueset e forumit dhuruan lule si shenjë falënderimi dhe vlerësimi për përkushtimin, sakrificën dhe kujdesin që infermieret ofrojnë ndaj pacientëve, veçanërisht ndaj nënave dhe foshnjeve të sapolindura. Nga Forumi i Grave u theksua se “kjo ditë është një mundësi për të rikujtuar rëndësinë e profesionit të infermierisë dhe kontributin e madh që japin në shëndetin publik”. Drejtoresha e spitalit, Dr. Meral Uzeiri Ferati, falënderoi vizitën duke deklaruar se “ky gjest, sado simbolik, ka një domethënie të madhe për infermieret tona”, duke shtuar se “përkushtimi dhe humanizmi i tyre janë themeli i punës së përditshme”. Ajo theksoi se vlerësimi i këtij profesioni mbetet motivim i rëndësishëm për stafin mjekësor.



Të ndryshme
Më shumë
Problemet e shëndetit mendor të banorëve në Big Brother VIP, psikologët tregojnë se si mund të ndikojnë ato tek shikuesit29 October 2021
Morena me pozë tërheqëse, mbulon gjoksin me duar 2 July 2021
Karvani ‘Realizo Ëndrrën’ i Kryeministrit të parë sot në Gostivar, Çegran, Forinë, dhe Debresh (FOTO) 8 July 2020