Nga Rajoni
13 May 2026
Shqipëria e 100 viteve më parë vjen nëpërmjet fotografive të rralla në Durrës

Në Durrës është hapur një ekspozitë e veçantë me pamje të rralla të Shqipërisë së fillimit të shekullit të kaluar, duke sjellë për qytetarët një udhëtim unik në historinë dhe jetën e përditshme të shqiptarëve të asaj kohe.Fotografitë janë realizuar nga fotografi zviceran Eugen Pittard gjatë udhëtimit që ai zhvilloi së bashku me bashkëshorten e tij në Shqipëri në vitet 1921-1924.Ekspozita është organizuar në bashkëpunim me Foto Klub Durrës dhe Ambasada e Zvicrës në Shqipëri, ndërsa konsiderohet një ngjarje me rëndësi për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë historike e kulturore shqiptare.Një tjetër veçanti e kësaj ekspozite është fakti se veprat fotografike të Pittard prezantohen për herë të parë edhe në formë digjitale, duke u dhënë mundësi vizitorëve të njihen më nga afër me trashëgiminë shqiptaro-zvicerane dhe me imazhet autentike të Shqipërisë së më shumë se një shekulli më parë.Burimi: Klan News



Të ndryshme
Më shumë
Kompanitë e Maqedonisë do të mund të marrin pjesë në tenderët e NATO-s10 August 2021
Sela, Gashi dhe Kasami nuk shkojnë në takimin e thirrur nga Ahmeti13 August 2020
Dy zjarrfikës humbin jetën duke luftuar me flakët në Kretë30 July 2026