ShowBiz
15 May 2026
Shqipëria në finalen e Eurovision 2026: Alis magjeps Wiener Stadthalle dhe rrëmben vendin në natën e madhe

Shqipëria do të jetë pjesë e Finalës së Madhe të Eurovision Song Contest 2026, pasi artisti Alis u kualifikua me sukses nga gjysmëfinalja e dytë, e mbajtur në Wiener Stadthalle të Vjenës. Me një interpretim mbresëlënës dhe vokal të fuqishëm, Alis arriti të lërë gjurmë të thella tek publiku dhe fansat e festivalit, duke siguruar kështu vazhdimin e garës deri në natën finale të së shtunës.

Paraqitja e artistit shqiptar u prit shumë mirë nga salla, e cila shpërtheu në duartrokitje të shumta gjatë dhe pas performancës së tij plot emocion. Kualifikimi i Shqipërisë përfaqëson jo vetëm një sukses artistik, por edhe një moment krenar për të gjithë fansat shqiptarë që ndiqnin garën nga e gjithë bota.

Shqipëria do të ngjitet sërish në skenën e Wiener Stadthalle të shtunën, kur do të përcaktohet fituesi i Eurovision Song Contest 2026.



Të ndryshme
Më shumë
Deri në orën 17:00, jehona e votuesve është 38% 2 November 2025
Njihuni me luanin që po parashikon saktë çdo ndeshje të Euro 202018 June 2021
VLEN: Vendimi i Gykatës Kushtetuese për Medresenë dështim i Ali Ahmetit dhe BFI-së 1 May 2025