Nga Vendi
18 May 2026
Ademi ultimatum autoriteteve: "Lëshoni menjëherë vëllezërit tanë ose marshojmë drejt MPB-së!"

Autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë ndaluar një autobus nga Shqipëria me studentë shqiptarë në pikën kufitare, duke shkaktuar reagim të menjëhershëm nga organizatorët e protestës së planifikuar për sot në Shkup. Njëri prej organizatorëve kryesorë, Mevlan Ademi, ka dalë me një kërkesë të prerë duke thënë, "Lëshoni menjëherë vëllezërit tanë shqiptarë të ndaluar në pikën kufitare! Kërkojmë veprim të menjëhershëm dhe lejim të hyrjes së tyre pa vonesë."

Ademi nuk u ndal me kaq, duke lëshuar edhe një paralajmërim të qartë ndaj autoriteteve, "Nëse nuk ka ndërhyrje të shpejtë dhe zgjidhje urgjente, ne do të jemi të detyruar të marshojmë drejt Ministrisë së Punëve të Brendshme!" Ky mesazh vjen vetëm orë para fillimit të protestës, e cila është planifikuar të nisë në orën 16:30 në Shkup, ku pritet të marrin pjesë studentë dhe qytetarë të shumtë nga Kosova dhe Shqipëria.



Të ndryshme
Më shumë
Pesë viiktima dhe 159 raste të reja me Covid 1928 August 2020
Krijuesi i Sputnik V paralajmëron për pasojat e mosvaksinimit21 June 2021
Tahiri: As Kurti as Rama s’patën takime me qeverinë amerikane, alarm për kombin e shtetet tona26 September 2026