Nga Vendi
21 May 2026
Kasami: Shumica parlamentare nuk ka nevojë për zgjerim, kërkesat e Selës do të merren parasysh vetëm nëse lind nevoja

Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka hedhur poshtë idenë e zgjerimit të shumicës parlamentare, duke sqaruar se koalicioni qeverisës nuk e sheh të nevojshme një hap të tillë në këtë fazë.

Duke komentuar deklaratat e Ziadin Selës, Kasami u shpreh se, "për momentin nuk shohim nevojë për zgjerim të shumicës parlamentare", duke shtuar se kërkesat e Selës do të merren në konsideratë vetëm nëse lind një nevojë e tillë në të ardhmen.

Kasami sqaroi gjithashtu natyrën e raportit aktual me Selën, duke theksuar se, "nuk është se i kemi konsideruar ne si të tilla, janë ata të cilat i kemi dëgjuar në opinion, që ai i ka bërë, por nuk i kemi konsideruar sepse për momentin nuk vlerësojmë që shumica parlamentare ka nevojë për zgjerim të numrave." Megjithatë, Kasami la të hapur derën për bashkëpunim të mundshëm, duke thënë se, "nëse është i interesuar të jetë pjesë e qeverisë, sigurisht që ne kemi thënë se për momentin nuk shohim nevojë, por po të shohim një nevojë të tillë, do t'i konsiderojmë edhe kërkesat e z. Selës."



Të ndryshme
Më shumë
Vdekja e 25-vjeçares nga Kosova në Tetovë, Prokuroria: Nuk ka indikacione për vepër penale 6 November 2025
Ferati ishte pjesë e takimit koordinues për mbrojtjen e qytetarëve nga temperaturat e larta26 June 2026
BE-ja krijon grup emergjent për t’u përgatitur ndaj krizave dhe përplasjes së mundshme tregtare me Kinën15 July 2026