Nga Vendi
21 May 2026
Projektligji për kredinë 260 milionë euro kalon në komision mes akuzave për shkelje të rregullores

Komisioni i Financave dhe Buxhetit miratoi projektligjin për huamarrjen prej 260 milionë eurosh plus interesa, në mungesë të opozitës, e cila nuk ishte e pranishme në sallë.

Zëvendësministri i Financave, Nikolçe Jankulovski, sqaroi se bëhet fjalë për "një huamarrje nga kreditorët ndërkombëtarë, të parashikuar në buxhet", duke precizuar se kredia do të tërhiqet në një transh me periudhë shlyerjeje prej 7 vitesh dhe me normat më të favorshme të interesit në treg.

Seanca u mbajt pasi kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, thirri mbledhjen e komisionit, të cilën e drejtoi zëvendëskryetari Bojan Stojanoski. Ky vendim shkaktoi reagim të menjëhershëm nga LSDM-ja, e cila akuzoi se ishte shkelur Rregullorja e Punës për shkak se kryetarja e Komisionit ishte e pranishme, duke njoftuar njëkohësisht kallëzim penal kundër Gashit si dhe procedurë interpelance. Stojanoski i kundërpërgjigjet akuzave duke theksuar se, "LSDM është në dijeni se nuk kanë argumente për të mbështetur pretendimet e tyre."

Seanca plenare për votimin e ligjit me procedurë të shkurtuar është paralajmëruar për të premten.



Të ndryshme
Më shumë
Pas armëpushimit, libanezët nisin kthimin mes pasigurive për paqen18 April 2026
Mesazhi në shishe që ‘udhëtoi’ përtej Atlantikut për të bashkuar dy adoleshentë23 June 2021
Mot sot me diell dhe i ngrohtë27 August 2020