Nga Vendi
27 May 2026
Prishtina ngrihet për studentët shqiptarë të RMV-së

Protesta e radhës në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut do të mbahet në Prishtinë, pasi vala e solidaritetit kombëtar po shtohet ditë pas dite. Studentët kërkojnë që provimi i Jurisprudencës të zhvillohet në gjuhën shqipe, ndërsa organizatorët kanë premtuar se do të vazhdojnë mbështetjen deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Kryetari i protestave, Mevlan Ademi, deklaroi: "Dëshmuan që kur bëhet fjalë për identitetin dhe gjuhën tonë dimë të bëhemi bashkë, nuk jemi kundër askujt, por jemi vetëm për të drejtën dhe gjuhën tonë që është larë me gjak." Ademi theksoi se protestat, që nisën më 18 maj në Shkup me mijëra studentë nga trevat shqiptare, kanë dëshmuar unitetin e shqiptarëve kur bëhet fjalë për gjuhën dhe identitetin kombëtar.

Studentët në RMV kanë kërkuar gjithashtu dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë, Igor Filkov, të cilin e akuzojnë se ka refuzuar kërkesën e tyre të ligjshme.



Të ndryshme
Më shumë
Nisin testimet për ilaçet për të shmangur COVID-19 tek personat e ekspozuar ndaj tij28 September 2021
Ahmeti për thirrjen e tryezës së partive shqiptare: Radhën e kishte PDSH-ja (VIDEO)10 August 2020
“Çehren nuk e ka të shqiptarit” – ish-konkurrenti i kthehet ashpër Atdheut pasi ai ia dogji foton live21 July 2021