Sport
28 May 2026
Maran zbulon listën: Strakosha dhe Muçi mungojnë, kthehen Seferi e Hadroj

Trajneri i ri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka publikuar listën e lojtarëve të përzgjedhur për dy ndeshjet miqësore që do të zhvillohen kundër Izraelit dhe Luksemburgut. Ajo çfarë bie menjëherë në sy është mungesa e portierit Strakosha dhe mesfushorit Ernest Muçi, dy emra që kanë qenë të pranishëm rregullisht në konvokatat e mëparshme. Ndër rikthimet më të spikatura në listë janë ato të Taulant Seferit, Andi Hadroj dhe Cristian Shpendit, lojtarë që i shtojnë thellësi skuadrës kombëtare. Dy emra krejtësisht të rinj për Kombëtaren A janë portieri Pano Qirko dhe mesfushori Luis Hasa, të cilët marrin thirrjen e parë nën drejtimin e tekniku italian. Lista e plotë përfshin portierët Alen Sherri, Simon Simoni dhe Pano Qirko, mbrojtësit Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Ardian Ismajli, Klisman Cake, Bujar Pllana, Mario Mitaj, Naser Aliji, Stavro Pilo, Elseid Hysaj dhe Andi Hadroj, mesfushorët Kristjan Asllani, Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Qazim Laçi, Luis Hasa, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Taulant Seferi dhe Anis Mehmeti, si dhe sulmuesit Mirlind Daku, Armando Broja, Myrto Uzuni dhe Cristian Shpendi.



Të ndryshme
Më shumë
Qeveria në mbledhjen e sotme diskuton për hapjen e kufijve23 June 2020
Vrapçishti forcon bashkëpunimin me institucionet qendrore për projektet infrastrukturore21 July 2026
Amerikanët lëshojnë 750 milionë mushkonja të modifikuara gjenetikisht në natyrë! Arsyeja do t’ju shokojë!23 August 2020