Nga Rajoni
1 June 2026
Kryetarja e Preshevës mes fëmijëve në 1 qershor: "Fëmijët janë gëzimi dhe shpresa më e madhe e shoqërisë"

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ndau sot çaste të veçanta me fëmijët gjatë aktivitetit të organizuar nga Zyra për të Rinj, në ambientet e Entit Parashkollor "8 Marsi", me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.

"Sot pata kënaqësinë të ndaj disa çaste të bukura me fëmijët. Fëmijët janë gëzimi, energjia dhe shpresa më e madhe e shoqërisë sonë. Buzëqeshja e tyre na kujton çdo ditë se sa e rëndësishme është të ndërtojmë një mjedis ku ata mund të rriten të lumtur, të sigurt dhe me mundësi të barabarta për të realizuar ëndrrat e tyre", deklaroi Sinani.

Kryetarja uroi nga zemra çdo fëmijë duke theksuar, "Le të kujdesemi së bashku që fëmijët tanë të kenë arsimin, përkrahjen dhe vëmendjen që meritojnë, jo vetëm sot, por çdo ditë të vitit."



Të ndryshme
Më shumë
Vjosa Osmani nënshkruan Kartën e Bordit të Paqes krah SHBA-së: Moment historik për Kosovën23 January 2026
Vjosa Osmani në mbështetje të studentëve shqiptarë, thirrje për mbrojtjen e gjuhës shqipe 6 April 2026
Rreziku nga varianti Delta tek të pavaksinuarit?13 August 2021