Nga Rajoni
1 June 2026
Ndahet nga jeta babai i Ilir Metës: Rexhep Meta përcillet nesër për në banesën e fundit

Ish-Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili prej gati dy vitesh ndodhet në burg, njoftoi sot me dhimbje të thellë ndarjen nga jeta të babait të tij, Rexhep Meta.

"Me dhimbje të thellë po ndaj me ju lajmin e trishtë, për mua dhe gjithë familjen tonë, të ndarjes nga jeta të babait tonë të mrekullueshëm, Rexhep Meta", shkroi Meta.

Ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit do të zhvillohet nesër, më 2 qershor, në orën 12:00, në vendlindjen e tij në Çepan të Skraparit, në respekt të amanetit të të ndjerit.

Familja bëri të ditur se pritjet e ngushëllimeve për miqtë dhe dashamirësit do të zhvillohen më 3 qershor në Tiranë, ndërsa vendi dhe ora e saktë do të komunikohen në vijim.



Të ndryshme
Më shumë
Enca publikon fotografi tërësisht e zhveshur 9 June 2021
Toshkovski në Uashington, thellim i bashkëpunimit me SHBA në siguri dhe luftë kundër krimit17 April 2026
Karvani ‘Realizo Ëndrrën’ i Kryeministrit të parë sot në Gostivar, Çegran, Forinë, dhe Debresh (FOTO) 8 July 2020