Nga Rajoni
1 June 2026
Gjykata Kushtetuese vendos sot për ministren me IA “Diella”, PD kërkon shfuqizimin e dekreteve

Gjykata Kushtetuese pritet të shqyrtojë sot çështjen që lidhet me ministren e parë të emëruar me Inteligjencë Artificiale, “Diella”. Trupi gjykues do të mblidhet në orën 17:30, ndërsa pas seancës pritet të japë vendimin lidhur me kushtetutshmërinë e emërimit të saj.

Çështja është dërguar në Gjykatën Kushtetuese pas ankimimit të një të pestës së deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët pretendojnë se Presidenti i Republikës ka vepruar në kundërshtim me Kushtetutën duke dekretuar një ministër që, sipas tyre, nuk i plotëson kushtet e kërkuara për ushtrimin e këtij funksioni.

Deputetët demokratë kërkojnë shfuqizimin e nenit 2 të Dekretit nr. 331, datë 12.09.2025, “Për emërimin e Kryeministrit”, si dhe shfuqizimin e nenit 1, pika 1, fjalia e dytë, të Dekretit nr. 333, datë 15.09.2025, “Për emërimin e Këshillit të Ministrave”, duke i konsideruar ato të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese pritet me interes të lartë, pasi mund të krijojë një precedent të rëndësishëm për përdorimin e Inteligjencës Artificiale në institucionet shtetërore.

Burimi: Top Channel



Të ndryshme
Më shumë
Kamionët të bllokuar në Qafë Thanë, shoferët në alarm, po mbaron ushqimi dhe nafta24 February 2026
Jo vetëm zjarret, Turqia dhe Greqia shkunden edhe nga tërmetet 6 August 2021
“Qëlloni pa paralajmërim këdo që shkel kufirin”, masat anti-Covid në Korenë e Veriut 2 September 2020