Nga Vendi
2 June 2026
Mexhiti pret ambasadorin zviceran Sommer, bisedohet për reformat dhe perspektivën evropiane

Izet Mexhiti priti gjatë ditës së djeshme në takim Ambasadorin e Zvicrës në Maqedoninë e Veriut, Christoph Sommer, me të cilin u zhvillua një bisedë mbi zhvillimet aktuale politike, proceset reformuese dhe perspektivën evropiane të vendit.

Mexhiti shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Zvicra i ka dhënë Maqedonisë së Veriut në fusha të rëndësishme për zhvillimin demokratik dhe ekonomik.

Sipas tij, "marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve dhe partneriteti strategjik me Zvicrën paraqesin një mbështetje të rëndësishme për reformat, zhvillimin dhe rrugëtimin evropian të vendit".



Të ndryshme
Më shumë
Shfaqet Dolce, merr vëmendjen e ndjekësve 18 September 2026
Vdes motra e aktores së njohur kosovare 19 September 2026
Vuçiqi e komenton ‘kushtin’ e Kurtit për marrëveshjen finale: Ai po del me kërkesa ekstreme28 June 2021