Nga Vendi
7 June 2026
Denion Meidani: 217 studentë janë 217 arsye për të besuar në të ardhmen e rajonit

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka ndarë përshtypjet nga vizita e 217 studentëve të Universitetit “Nënë Tereza” nga Shkupi në Tiranë, duke e cilësuar këtë përvojë si një dëshmi të qartë të potencialit dhe energjisë së brezit të ri.

Përmes një postimi publik, Meidani tha se dita e kaluar në Tiranë me studentët ishte një moment frymëzues, ndërsa veçoi edhe mikpritjen e ofruar gjatë vizitës. “E diel e bukur në Tiranë me Besarin, 217 studentë të Universitetit ‘Nënë Tereza’ të Shkupit dhe mikpritësin e palodhur, Blendi Gonxhja”, ka shkruar ai.

Ambasadori shqiptar vlerësoi të rinjtë si garanci për zhvillimin dhe perspektivën e rajonit, duke theksuar se “217 arsye për të besuar se e ardhmja e rajonit tonë tashmë është në duar të mira”. Në mesazhin e tij, Meidani ritheksoi se Shqipëria mbetet gjithmonë e hapur për studentët dhe të rinjtë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, duke u shprehur se “Në Shqipërinë tonë, e tuajën, jeni gjithmonë të mirëseardhur!”.



Të ndryshme
Më shumë
Çmime të reja të derivateve të naftës në Maqedoni 9 August 2021
Bota e shqetësuar për Afganistanin, Macron thotë se nuk do të lejojnë emigracionin e paligjshëm17 August 2021
Kjo është pasuria e Kryeministrit Kurti: qiraja e shtëpisë, të hyrat mujore dhe paratë në bankë28 June 2021