Nga Rajoni
9 June 2026
25-vjetori i Marrëveshjes së Kumanovës: Dita kur Serbia u detyrua të dorëzohej

Më 9 qershor 1999, para 27 vjetësh, u nënshkrua Marrëveshja Ushtarako-Teknike e Kumanovës, dokumenti historik që shënoi fundin e luftës në Kosovë dhe dorëzimin e Serbisë. Marrëveshja, e arritur ndërmjet NATO-s dhe Republikës Federale të Jugosllavisë, hyri zyrtarisht në fuqi më 11 qershor 1999.

Sipas kushteve të kësaj marrëveshjeje, Serbia ishte e detyruar të tërhiqte të gjitha forcat e saj policore dhe ushtarake nga territori i Kosovës. Dokumentin historik e nënshkruan Michael Jackson, komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë, dhe gjenerali serb Nebojsha Pavkoviq, ish-shefi i Shtabit të Armatës serbe, i akuzuar më vonë nga Gjykata e Hagës për krime lufte dhe gjenocid.



Të ndryshme
Më shumë
Grabitje spektakolare në dyqan bizhuterish në Kaliforni, vlera mbi 1.4 milion dollarë13 March 2026
Arsovska: Për mua nuk ka ndarje dhe kjo do të dëshmohet10 September 2021
Tatuazhi që po habit internetin 6 August 2021