Nga Vendi
13 June 2026
VLEN: Bashkëpunimi ekonomik me Turqinë hap perspektiva të reja për investime dhe zhvillim

Koalicioni VLEN vlerëson se partneriteti strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë po hyn në një fazë të re, me fokus të veçantë në forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tërheqjen e investimeve të huaja.

Përmes një kumtese për media, VLEN theksoi se pjesëmarrja e zëvendëskryeministrit të parë, Bekim Sali, dhe ministrit të Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, në Forumin e Biznesit Turqi–Maqedonia e Veriut në Istanbul dëshmon përkushtimin institucional për zgjerimin e lidhjeve ekonomike dhe krijimin e partneriteteve të reja me investitorët dhe komunitetin e biznesit.

Sipas koalicionit, Qeveria po ndërmerr masa konkrete për ndërtimin e një klime më të favorshme për investime, përmes politikave që mbështesin prodhimin, inovacionin, zhvillimin teknologjik dhe hapjen e vendeve të reja të punës. “Qeveria, me përfaqësuesit e saj nga VLEN, po punon për ta pozicionuar vendin si një partner të besueshëm dhe konkurrues në rajon, duke krijuar kushte që tërheqin investime dhe nxisin zhvillimin ekonomik”, thuhet në kumtesë.

VLEN vlerëson se thellimi i bashkëpunimit ekonomik me Turqinë përfaqëson jo vetëm një prioritet diplomatik, por edhe një mundësi konkrete për rritje ekonomike, avancim të industrisë vendore dhe krijimin e perspektivave të reja zhvillimore për vendin.

Nga koalicioni theksojnë se do të vazhdojnë të mbështesin politika që sjellin investime, fuqizojnë ekonominë dhe ndërtojnë partneritete afatgjata në interes të qytetarëve dhe të ardhmes së Maqedonisë së Veriut.



Të ndryshme
Më shumë
Florim Cuculi: Personat më të prekur nga Covid-19 janë të rinjët31 August 2021
Osmani sot para deputetëve do të raportojë për negociatat me Bullgarinë16 June 2021
Rritet bilanci i viktimave nga lufta në Lindjen e Mesme, mbi 1.200 civilë të vrarë në Iran 9 March 2026