Kuriozitete
13 June 2026
Zbulohen 74 variante gjenetike të lidhura me ankthin, shkencëtarët hedhin dritë mbi shkaqet e çrregullimit

Një studim i ri i realizuar nga King’s College në Londër ka identifikuar 74 variante gjenetike të lidhura me ankthin, një nga shqetësimet më të përhapura të shëndetit mendor, veçanërisht tek të rinjtë. Nga këto, 39 variante janë zbuluar për herë të parë dhe nuk ishin lidhur më herët me problemet psikologjike dhe emocionale.

Hulumtimi, i publikuar në revistën shkencore Nature Human Behaviour, është bazuar në analizën e të dhënave gjenetike të më shumë se 700 mijë personave me origjinë evropiane. Sipas studiuesve, gjetjet ndihmojnë në kuptimin më të thellë të bazës biologjike të ankthit dhe ndërveprimit të saj me faktorë të rëndësishëm si përvojat jetësore dhe mjedisi social.

Studimi tregon se shumë prej gjeneve të identifikuara janë veçanërisht aktive në tru dhe luajnë rol në komunikimin ndërmjet qelizave nervore. Gjithashtu, janë konstatuar lidhje gjenetike mes ankthit dhe disa sëmundjeve të tjera, përfshirë depresionin, sindromën e zorrëve të irrituara, dhimbjen kronike, sëmundjet koronare të zemrës, endometriozën dhe migrenën. Studiuesit vlerësojnë se këto rezultate mund të hapin rrugën për qasje më të avancuara në parandalimin dhe trajtimin e çrregullimeve të ankthit.



Të ndryshme
Më shumë
Të dielën fillon regjistrimi i popullsisë në Maqedoni 3 September 2021
Maqedoni, 83% e rasteve të reja e 87 e të hospitalizuarve janë të pavaksinuar 3 September 2021
Arsim Dalipi ushtron të drejtën e votës në Strugë: “Faleminderit të gjithëve për mbështetjen” 2 November 2025