Nga Rajoni
13 June 2026
Berisha: Mbështesni protestat, janë lëvizja më e fuqishme qytetare dhe rinore në historinë e Shqipërisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të mbështesin protestat që po zhvillohen në vend, duke i cilësuar ato si lëvizjen më të madhe qytetare dhe rinore në historinë e Shqipërisë.

Gjatë një komunikimi virtual me qytetarët, Berisha falënderoi administratën e presidentit Donald Trump dhe sekretarin Marco Rubio për, siç u shpreh ai, korrigjimin e një vendimi të padrejtë lidhur me heqjen e statusit “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Duke folur për protestat, ai deklaroi se ato përfaqësojnë guximin dhe ndërgjegjen qytetare të të rinjve shqiptarë për t’u përballur me atë që e cilësoi si një regjim autokratik. “Kjo lëvizje që ka në brendinë e vet guximin më të madh të kombit shqiptar, mbartës i të cilit janë të rinjtë shqiptarë”, tha Berisha.

Ai akuzoi qeverinë për korrupsion, manipulim të zgjedhjeve dhe keqqeverisje, ndërsa theksoi se të rinjtë po protestojnë për shkak të emigrimit, vështirësive ekonomike, problemeve në arsim dhe shëndetësi, si dhe pagave e pensioneve të ulëta. Në përfundim, Berisha u bëri thirrje demokratëve dhe të gjithë qytetarëve që të mbështesin protestat. “I bëj thirrje çdo demokrati dhe demokrateje, çdo zgjedhësi, çdo qytetari që e do këtë vend, të mbështesë çdo protestë. Ata kanë nevojë për mbështetjen e të gjithëve”, deklaroi ai.



Të ndryshme
Më shumë
Dashuria nuk është shuar! Nora dhe Roberti rindërtojnë martesën 2 vite pas divorcit të bujshëm17 August 2021
Busti i Skënderbeut vendoset në Budapest 5 July 2021
Raport javor i ISHP-së për pandeminë: 82,6% e viktimave kanë pasur sëmundje shoqëruese 8 July 2020