Nga Vendi
14 June 2026
Korsitë M-Tag vetëm për etiketa elektronike, ndryshojnë rregullat e pagesës në pikat e pagesës

Nga sonte, korsitë e shënuara për M-Tag në të gjitha pikat e pagesës në vend do të përdoren ekskluzivisht për automjetet me etiketa elektronike. Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore njofton se mosrespektimi i këtij rregulli mund të shkaktojë pengesa në qarkullim dhe të ndikojë në sigurinë dhe efikasitetin e komunikacionit.

Institucioni u bën thirrje qytetarëve që të ndjekin me kujdes tabelat elektronike informative të vendosura para dhe në stacionet e pagesës, ku korsitë janë të ndara sipas mënyrës së pagesës, për MTag, MCard dhe CASH/MCard.

Me hyrjen në fuqi të këtij ndryshimi, pagesa me MCard nuk do të lejohet më në korsitë e dedikuara për MTag. Përdoruesit e kartës MCard do të duhet të përdorin korsitë e tjera të lira të stacioneve të pagesës, në përputhje me destinimin e tyre.



Të ndryshme
Më shumë
Këto janë simptomat e variantit Delta–çfarë duhet të dini?17 August 2021
Si u pritet Ali Ahmeti në hyrje të Tetovës (Video) 9 July 2020
Kamberi: 53 deputetë opozitarë kërkojnë shkarkimin e ministres Snezhana Paunoviq16 July 2026