Sport
15 June 2026
Ballkani gjobitet nga UEFA me 200 mijë euro, rrezikon pezullimin nga garat evropiane

FC Ballkani është gjobitur me 200 mijë euro nga UEFA për shkak të vonesave në shlyerjen e detyrimeve financiare. Vendimi është marrë nga Trupi i Kontrollit Financiar të Klubeve (CFCB), i cili ka konstatuar shkelje që lidhen me pagesat e prapambetura të borxheve. Përveç gjobës financiare, klubi nga Suhareka ka marrë edhe një përjashtim me kusht nga garat evropiane. Masa është pezulluar për një periudhë prove prej dy sezonesh dhe do të zbatohet vetëm nëse Ballkani përsërit shkelje të ngjashme gjatë sezoneve 2026/27 dhe 2027/28, transmeton Klankosova.tv. Në listën e klubeve të ndëshkuara nga UEFA bëjnë pjesë edhe CFR Cluj, Buduçnost Podgorica, Ordabasy Shymkent, Sarajevo dhe Athletic Bilbao. Vendimi përbën një paralajmërim të qartë për Ballkanin, i cili duhet të respektojë me përpikëri detyrimet financiare për të shmangur sanksione më të rënda në të ardhmen.



Të ndryshme
Më shumë
119 raste të reja më Kovid-19, katër viktima dhe 89 të shëruar30 July 2020
Çfarë kërkoi personi i lidhur në një shtyllë në Sheshin e Shkupit? 9 May 2025
QMK: Tre zjarre aktive në territorin e Maqedonisë së Veriut 6 July 2025