Nga Vendi
16 June 2026
324.7 gramë ar i fshehur nën ulëse. Dogana sekuestron stoli me vlerë 24 mijë euro

Ekipi mobil i Doganave të Maqedonisë së Veriut ka parandaluar një tentativë kontrabande stolish prej ari në pikën kufitare Bllacë, me vlerë të përgjithshme prej rreth 1.5 milion denarësh, ose rreth 24 mijë euro. Inspektorët e Departamentit për Çështje Operative, pas dyshimeve të bazuara, kryen kontroll të një automjeti të drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut. Gjatë kontrollit u gjetën ar i thërrmuar dhe stoli prej ari me peshë totale prej 324.7 gramësh, të mbështjella në një qese të zezë dhe të fshehura në ndarjen poshtë ulëses së shoferit, me qëllim shmangien e kontrollit doganar. Lënda i është dorëzuar Departamentit të Hetimeve, i cili ka paraqitur kallëzim penal ndaj personit me inicialet I.M. në Prokurorinë Publike të Shkupit për veprën penale të kontrabandës, e paraparë dhe e dënueshme sipas Kodit Penal.



Të ndryshme
Më shumë
Arifi: Zbutet situata me koronavirusin në Tetovë 22 June 2020
GX Fashion Week në Paris, talentet shqiptare sjellin modën në Muzeun Banksy10 October 2026
Çmime të reja për karburantet në Shqipëri, nafta deri në 215 lekë/litër dhe benzina 178 lekë/litër14 April 2026