Nga Rajoni
16 June 2026
Spak godet rrjetin e drogës: 10 të arrestuar, 150 milionë euro pasuri të sekuestruara

GJKKO ka kërkuar arrest me burg për 10 trafikantë shqiptarë droge, ndërsa pasuritë e sekuestruara dyshohet të arrijnë vlerën e 150 milionë eurove. Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, të dyshuarit janë: Nikoll Bibaj, Isa Aliu, Sokol Bibaj, Florjan Musaj, Armando Pacani, Denis Matoshi alias Eldi Dizdari, Naldi Yzeiraj, Oklid Aliu, Dritan Gjika dhe Shpëtim Aliu.

Sekuestrimi i pasurive përfshin 266 pasuri të paluajtshme në Tiranë, Durrës, Elbasan, Lezhë, Shkodër, Himarë dhe Sarandë, ndër të cilat 121 vila, apartamente, duplekse dhe parkime tek "Kompleksi multi-funksional turistik, rezidencial dhe komercial Porto Lalzi/Lalzi Marina Seaside" në Hamallaj, si dhe hoteli "Hotel Elisa Tirana, affiliated by Melia" në rrugën e Dibrës, Tiranë.

Operacioni i ndërmjetëm gjyqësor përfshin gjithashtu sekuestrimin e kuotave dhe pasurive të disa shoqërive tregtare, 209 llogari bankare që u përkasin personave të ndryshëm juridikë e fizikë, si dhe automjete e mjete lundruese të markave të ndryshme.

Më 16 Qershor 2026, Policia e Shtetit dhe Agjencia e Administrimit të Pasurive nisën procedurat për zbatimin e vendimit të sekuestrimit. SPAK falënderon Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, si dhe shpreh "mirënjohje të veçantë për Eurojust, Europol, autoritetet gjyqësore të Ekuadorit, Francës, Kolumbisë, Holandës, NCA dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese në Shqipëri."

Burimi: Top Channel



Të ndryshme
Më shumë
Prej sot hapen për pagesë sportelet e Postës së Maqedonisë 1 March 2021
Nëna e Gigi Hadid e akuzoi për goditje, Zayn Malik flet hapur për të29 October 2021
Hynë në fuqi masat që Qeveria e Maqedonisë i vendosi në vendkalimet kufitare 1 September 2021