Nga Bota
17 June 2026
Irani angazhohet: nuk do të prodhojmë kurrë armë bërthamore

Irani ka konfirmuar zyrtarisht se nuk do të krijojë asnjëherë armë bërthamore, në kuadër të memorandumit të mirëkuptimit të arritur kohët e fundit me Shtetet e Bashkuara. Sipas një zyrtari amerikan të lartë, të cituar nga CNN, Irani është "duke u angazhuar pa kufizim kohor që kurrë të mos prokurojë ose zhvillojë armë bërthamore".  Zyrtarët amerikanë theksojnë se ky dokument duhet parë kryesisht si një marrëveshje politike, që synon krijimin e një klime më të favorshme për bisedimet teknike që do të vijojnë. Sipas burimeve, çështjet teknike që lidhen me heqjen e stokut iranian të uraniumit të pasuruar lart nuk janë zgjidhur ende, dhe diskutimet rreth mënyrës se si do të veprohet pritet të zhvillohen në raundin e ardhshëm të bisedimeve teknike. Po ashtu, zyrtari amerikan theksoi se shqetësimi kryesor nuk është thjesht prodhimi i energjisë civile, por "lloji i infrastrukturës që do t'i lejonte ata të kalonin nga prodhimi civil i energjisë te zhvillimi i armëve bërthamore". Pavarësisht angazhimit të ri, brenda udhëheqjes iraniane vazhdojnë të mbeten ndarje rreth mënyrës se si do të përparohet procesi, ndonëse administrata amerikane beson se shumica e zyrtarëve mbështesin marrëveshjen e propozuar.

Burimi: CNN



Të ndryshme
Më shumë
Vdes politikanja kosovare, Flora Brovina15 September 2026
Seancë konstituive të Kuvendit më së voni për 20 ditë, duhet ta konvokojë Xhaferi16 July 2020
Vuçiq padit vetveten, kjo është arsyeja 3 August 2021