Nga Bota
18 June 2026
Vance: Irani nuk ka qëlluar ndaj asnjë anijeje, ShBA-ja lejoi mbi një duzinë anijesh të kalojnë bllokadën

Zëvendëpresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, JD Vance, ka deklaruar se Irani nuk ka qëlluar ndaj asnjë anijeje që lëviz nëpër ngushticën e Hormuzit, derisa Uashingtoni nga ana e vet ka lejuar rreth një duzinë anijesh të kalojnë nëpër bllokadën detare amerikane, raporton BBC. Sipas tij, "në anën ushtarake, iranianët, për natën e dytë rresht, nuk kanë qëlluar ndaj asnjë anijeje në ngushticën e Hormuzit, deri tani ata po e respektojnë pjesën e tyre të marrëveshjes", ndërsa shtoi se "edhe ne po e respektojmë pjesën tonë të fillimit të marrëveshjes".

Vance theksoi gjithashtu se programi bërthamor dhe ushtria e Teheranit janë ende të shkatërruara, ashtu si edhe aftësia e tij për të kërcënuar vendet fqinje. Ai u shpreh se një pjesë e Memorandumit të Mirëkuptimit është "paraqitur gabimisht", duke iu referuar kryesisht një fondi rindërtimi prej 300 miliardë dollarësh, në të cilin Iranit mund t'i jepet qasje si pjesë e marrëveshjes. "Do të dëgjoni gjëra për 300 miliardë dollarë ose 24 miliardë dollarë ose ky ose ai numër parash, e fakti i thjeshtë është se mënyra e vetme se si iranianët mund t'i marrin këto burime, asnjë qindarkë, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës nën çdo rrethanë", deklaroi Vance.

Zëvendëpresidenti amerikan theksoi se Irani do të përfitojë nga marrëveshja vetëm "nëse ata i përmbahen plotësisht dhe ndryshojnë sjelljen e tyre".

Burimi: BBC



Të ndryshme
Më shumë
Pas mesnate u vihet zjarri dy veturave të EVNsë në Tetovë (video)14 August 2020
Moti sot në Maqedonin e Veriut31 August 2020
Koronavirusi, 500 viktima dhe 3.656 raste aktive 4 August 2020